Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2017

Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2017

Nostradamusi konsiderohet prej shumë njerëzve si parashikuesi më i madh i ngjarjeve me të cilat është përballur njerëzimi. Disa besojnë se ai ka parashikuar edhe sulmet e 11 shtatorit 2001, përmes vargjeve ku fliste për zogj të hekurt dhe qiell të përflakur. Po çfarë ka parashikuar ai për vitin 2017?

1. Do të ketë një shpërthim të fuqishëm të vullkanit Vezuv pranë Napolit në Itali. Për këtë është folur edhe shkencërisht edhe shumë herë të tjera, por deri tani është shtyrë disa herë.

2. Do të ketë një tërmet të fuqishëm që do të prekë gjithë Kaliforninë. Edhe në këtë rast është folur gjithashtu edhe shkencërisht. Në gjysmën e dytë të vitëve ‘800, ky vend është shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm prej 7.9 ballësh, por këtë radhë flitet për një tërmet 8 ballë.

3. Gjatë këtij viti flitet se Toka do të sulmohet nga trupa jashtëtokësore. Dhe në këtë rast nuk është fjala për meteoritë, por për planetë të tërë. Fjala është për Nibirun, një planet jashtë diellor që rrotullohet rreth yllit tonë dhe ndodhet pranë Neptunit “Hëna do te verbohet dhe në Tokë do të shfaqen dy diej”, thuhet në profeci.

4. Profecia e katërt bën fjalë për gjuhën. Nostradamusi flet për një shkrirje të kufijve gjuhësorë, por në profecitë e tij ai flet për mundësinë që njerëzit do të arrijë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhë të ndryshme, por të kuptueshme për shkak të makinave që do të mundësojnë këtë. Në fakt kjo gjë është tanimë bërë e mundur dhe në këtë rast, duket se Nostradamusi është kohë pas në parashikimet e tij. Ndërkohë që sipas disa interpretuesve të tjerë të tij, fjala është për krijimin e mundësisë se komunikimit mes njeriut dhe kafshëve përmes gjuhës.

5. Profecia e pestë është në fakt pozitive dhe optimiste. Fjala është për zbulimin e një metodë të re mjekësore që do të bëjë të mundur shërimin e disa prej sëmundjeve më të rënda, sikurse tumoret dhe AIDS. Pas kësaj thuhet në profeci, njeriu do të ketë mundësi të jetojë deri në 200 vjet. / Express

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy