Magazinë me kanabis në mes të Athinës, kapen 2 shqiptarët dhe 3 grekë

Magazinë me kanabis në mes të Athinës, kapen 2 shqiptarët dhe 3 grekë

Sërisht drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Policia e shtetit fqinj ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, ku janë sekuestruar rreth 68 kg kanabis, si dhe janë vënë në pranga 5 persona, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave, dy shqiptarët 36 e 42 vjeç dhe tre shtetasit grekë, ishin pjesë e një bande të mirëorganizuar trafikantësh. Ata janë zbuluar gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytetin grek, ku u evidentua një magazinë të mbushur plot me kanabis.

Pas peshimit rezultoi se droga kishte peshë të përgjithshme 68 kg. Një 70-vjeçar grek i arrestuar ishte pikërisht përgjegjës për ruajtjen e magazinës.

Hetuesit konfiskuan gjithashtu një shumë parash prej 2040 Euro, një makinë, 17 celularë dhe një peshore elektronike. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy