Kompensimi i pronave, Hysi: Minimalja për një proces gjyqësor 10 vjet, në 8 vite janë trajtuar vetëm 1.6% e dosjeve

Kompensimi i pronave, Hysi: Minimalja për një proces gjyqësor 10 vjet, në 8 vite janë trajtuar vetëm 1.6% e dosjeve

Avokatia Vasilika Hysi në ‘MCN Economy’ ka komentuar shtyrjen e ligjit për kompensimin e pronave deri në 2028 pasi ai i miratuar në 2015 nuk dha asnjë rezultat.

Ajo u shpreh se minimalja për një proces gjyqësor për kthimin dhe kompensimin e pronave shkon 10 vjet, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndryshim ligji por vetëm një shtyrje të afatit.

Ajo tha se ka një numër të madh dosjes në sirtarët e gjykatave për kompensimin e pronave, teksa bëri të ditur se për 8 vite janë trajtuar vetëm 1.6 % të dosjeve.

Sipas saj është mungesa e vullnetit shqiptar për të kompensuar dhe kthyer pronën dhe se kjo ka krijuar një mish mash në historinë e mbivendosjes së titujve të pronave.

Minimalja për një proces gjyqësor për kompensimin e pronës shkon 10 vjet. Në fakt po të bësh analizë ka më shumë shpenzime nga shteti për fondi për pagesat e pagave dhe ekspertët dhe fonde të limituara për kompensimin e pronave.

Ligji 133 i 2015 ishte për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit, të gjitha zgjatjet e afateve bëhen me qëllim të shtyrjes së afateve se kanë kaluar 30 vite dhe akoma nuk janë përfunduar me argumente, ndryshime të dosjeve.

Zgjatja e afatit nuk do kompensojë asnjë pronar sepse sa çështje janë regjistruar dhe po të shohësh praktikën e përgjithshme nuk e konsiderojnë punë, aktualisht ka një numër të madh dosjesh në siryar për pronat dhe në 8 vite janë trajtuar vetëm 1.6% e tyre.

Propozimi i bërë është për zgjatjen e afatit dhe jo për ndryshime të tjera ligjore. Nuk ka një raport për të bërë ndryshimin e duhur për këtë ligj. Titulli i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave bie ndesh me atë që ka brenda ky ligj.

Është mungesa e vullnetit shqiptar për të kompensuar dhe kthyer pronën, kjo sjell një sërë problemesh dhe në investimet e të huajve se kur ata vijnë në Shqipëri për të investuar kërkojnë pronarin dhe në shumë raste del pronar shteti ndërsa në hipotekë dalin në emër të subjekteve që u është shpronësuar prona, pra është në mish mash historia e mbivendosjes së titujve të pronave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy