
Zyrtarët e Bahamas njoftojnë se 2500 persona janë regjistruar si të zhdukur për shkak të uraganit shkatërrues Dorian, por sidoqoftë lista e plotë e të zhdukurve nuk është kontrolluar ende për të parë nëse ndonjë prej atyre njerëzve është në strehimore. Përpunimi i bazës së të dhënave është ende në process.
Më shumë se një javë pasi Uragani Dorian shkatërroi mijëra shtëpi në ishujt Grand Bahama dhe Abaco të vendit, numri i vdekjeve ka shkuar në 50 dhe pritet të rritet, ndërkohë që ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit janë ende duke bërë kërkime nëpër rrënojat.
Qindra njerëz të evakuar nga ishujt e dëmtuar tashmë po jetojnë në tenda urgjence rreth Nassau, kryeqytetit. Mjaft të yjerë janë në strehimore të tjera të përkohshme.
Rreth 15000 njerëz janë ende në nevojë për strehim apo ushqim, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Fatkeqësive në Karaibe. Rreth 5000 janë evakuuar nga ishujt e goditur më rëndë, të cilët përfshijnë Abaco, dhe 6 000 deri 7 000 të tjerë mbesin atje, sipas një raporti të ndarë nga Programi Botëror i Ushqimit. /The Guardian/



