Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se ai pret veprime shtesë sulmuese nga Rusia që do të sjellin edhe më shumë vuajtje në Ukrainë.
Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, Stoltenberg, duke iu referuar shërbimeve të inteligjencës tha:
Njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.



