Rama: Presidentin e ri do ta vendosim bashkë me PD-në (VIDEO)

Rama: Presidentin e ri do ta vendosim bashkë me PD-në (VIDEO)

Para grupit të deputetëve të zgjedhur të PS, kryeministri Edi Rama deklaroi i vendosur se Meta do të shkarkohet nga posti i Presidentit.

 Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se është i gatshëm që të konsultohet me demokratët për emrin e Presidentit të ri.

 “Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë cdo gjë që ta votojmë në bllok shkarkimin. Nuk ka lidhje me asgjë tjetër vetëm me pozicionimin, që populli nuk do ta shikojë. Në cdo rast qoftë para kohe, ne do konsultohemi me PD për zgjedhjen e presidentit të ri.”

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Ilir Metën dhe partinë e tij, ndërsa e quajti një personazh grotesk që turpëron qytetarët shqiptarë.

 Më tej, ai deklaroi se PS do të bëjë gjithçka për të votuar në bllok shkarkimin e tij.

 “Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim, ai duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë  e tij në krye të shtetit. Shkarkimi I ilir Metës nuk është i gjithë në dorën tonë por të bëjë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe  se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah  anës dërrmues të popullit  që nuk duan ta shohin më atë si presidet.”

 Sa i përket ftesës drejtuar PD, Rama theksoi se PS vijon ta mbajë të shtrirë dorën për bashkëpunim me opozitën.

 “Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë mandateve më parë në raport me PD. Ne do të udhëheqim, pa humbur kohë dhe energji me akuzat banale përditë. Kemi plan ambicioz për Shqipërinë. Ne kemi marrë mandat për të çuar deri në fund punët e mira që kemi nisur. Do të jemi gatii që të bashkëqeverisim me demokratët, kurdoqoftë të jetë e mundur. Do mbajmë dorën shtrirë për bashkëpunim me opozitën. Duam të ngjisim Shqipërinë, bashkë me të tjerët. Sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona, për të dërguar punët përpara.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy