Dy Zonja të Para si motra/ Nga ngjashmëria fizike, te pasioni për mësuesinë

Dy Zonja të Para si motra/ Nga ngjashmëria fizike, te pasioni për mësuesinë

Një miqësi e sinqertë, e ngritur mbi një pasion të përbashkët për mësimdhënien, Italinë dhe letërsinë.

Marrëdhënia midis Brigitte Macron dhe Jill Biden është një rast unik në skenën ndërkombëtare: një lidhje e krahasueshme me atë mes dy motrave. Ky ishte përshkrimi që dha zonja e parë amerikane pas takimit të tyre në tetor të vitit të kaluar në G20 në Romë, gjatë të cilit përtej programit zyrtar, dy zonjat e para gjetën kohë për një darkë intime në një restorant në kryeqytet.

Fotografia e bërë nga paparacët jashtë restorantit italian në lagjen elegante Georgetoën ku çiftet Biden dhe Macron kishin një darkë informale para mbrëmjes zyrtare në Shtëpinë e Bardhë është një sintezë e përsosur e harmonisë mes Jill dhe Brigitte: dy gratë krah për krah, të buzëqeshura dhe bashkëpunëtore, ashtu si dy shoqe në fund të mbrëmjes.

Zonja e Parë Amerikane është shtatëdhjetë e një vjeç, ajo franceze është gjashtëdhjetë e nëntë. Të dyja janë mësuese në profesion. Jill është ende profesoreshë e anglishtes në Universitetin publik të Virxhinias, ndërsa Brigitte ishte për vite me radhë profesoreshë e letërsisë dhe teatrit në një shkollë të mesme, ku u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, sot presidenti i Francës. Është pikërisht mësimi, siç zbulohet nga gruaja e Joe Biden, që i "lidhi menjëherë" ato në Romë.

Një “mbrëmje e mrekullueshme” e kaluar në restorantin “Il Marchese” në kryeqytetin italian nga dy zonjat, të cilat duke dalë nga klubi, me kostumet blu dhe taka të larta, mund t’i merrje vërtet për motra.

Brigitte dhe Jill janë gjithashtu shtylla kurrizore e familjeve të tyre përkatëse, këshilltaret më të besuara të burrave të tyre që konsultohen me ta përpara çdo vendimi të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy