Komisioni Hetimor/ Meta: Një nga arsyet e anulimit të zgjedhjeve, disa persona do digjnin Kuvendin në protestën e 8 qershorit (VIDEO)

Komisioni Hetimor/ Meta: Një nga arsyet e anulimit të zgjedhjeve, disa persona do digjnin Kuvendin në protestën e 8 qershorit (VIDEO)

Kreu i shtetit Ilir Meta, tha se veç Kushtetutës së Shqipërisë, është bazuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe në marrëveshjen e stabilizimin- asocimit për vendimet e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Para komisionit hetimor për dekretet e tij, Presidenti tha se detyra e tij është të garantojë detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Duke thënë se në themel të kushtetutës është pluralizmi politik ai tha se qytetarëve u duhej bërë e qartë dallimi mes votimeve dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Presidenti Ilir Meta u shpreh gjithashtu se një nga arsyet që e shtyu të anulojë zgjedhjet ishte fakti se kishte pasur një informacion sekret që thoshte se në protestën e 8 qershorit do i vihej flaka kuvendit të Shqipërisë. Ai u shpreh i gatshëm ta vendoste këtë informacion në funksion të Komisionit Hetimor të Parlamentit, ku ai po dëshmon, por vetëm pasi të merret leje nga autoritetet dhe pasi të kontrollohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të Komisionit.

"Një arsye themelore është siguria e vendit. Presidenti ka patur informacione të mjaftueshme për përjekjet për të organizuar akte destabilizimi në vend. Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion tërësisht i besueshëm. Po të kemi parasysh pasojat dhe konfrontimet në protesta me shumë policë të plagosur, duke i kombinuar këto rrethana pa dyshim që presidenti nuk mund të pranonte një situatë të tillë, një ngjarje që mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit tonë. Do të ishte goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet por kthim i madh pas për vendin dhe të dy palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer të vendosmërisë për të ecur drejt konfrontimit dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi pasojat.", u shpreh Meta.

Një tjetër motiv për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se ishte integrimi i Shqipërisë dhe tha se 13 tetori ishte data më e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike. 
"Ishte data më e afërt në respekt të kushtetutës, të ligjeve në fuqi përpara 17-18 tetorit për celjen ose jo të negociatave në BE, për të garantuar një proces të qetë me të gjithë aktorët", tha
Meta.

Presidenti Meta para përballjes me Komisionin Hetimor: Nuk po shkoj për të bërë show politik

Presidenti Ilir Meta niset është duke shkruar në këmbë në Komisionin Hetimor. Për mediet ai është shprehur se është shumë i bindur për vendimet që ka marrë dhe se sot do të bëj show mediatik.

“Jam i bindur për vendimet që kam marrë. Deri më 2020 do të jem në Presidencë për të mbrojtur Kushtetutën.  Nuk po shkoj për të bërë show politik”, është shprehur ai

 Presidenti Meta sot përballet me Komisionin Hetimor

Ditën e sotme në orën 10:00 Presidenti Ilir Meta do të paraqitet para Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të tij. Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë zyrtarisht nga ky komision për të marrë pjesë si dëshmitar para deputetëve, të cilët do të verifikojnë zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën.

Sot presidenti në këtë mbledhje do të jetë i shoqëruar nga 3 këshilltarë. Nuk dihet ende qëndrimi i tij, nëse ai do të mjaftohet duke lexuar argumentet e dërguara në mënyrë shkresore Komisionit Hetimor përmes një dokumenti prej 25 faqesh, apo do të preferojë që këtë seancë ta zhvillojë përmes pyetje-përgjigjeve.

Disa ditë më parë u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. U miratua plani për hetimin e Metës.  Nuk do të mungojnë dhe dëshmitë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy