
Ukraina nxjerr numrin e fëmijëve të vrarë në luftë, qysh nga nisja e agresionit rus më 24 shkurt.
Janë 205 fëmijët e vrarë nga luftimet e përgjakshme në territorin ukrainas.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga prokurori i përgjithshëm ukrainas, në përditësimin e fundit të situatës së luftës, duke shtuar se fëmijët e plagosur janë 367.
Ndërkohë ministria e Brendshme e Ukrainës, deklaroi se krimet e luftës të kryera nga rusët, të cilat po hetohen aktualisht, janë 7280.



