Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Faik Basha tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se në protestën e djeshme të organizuar nga opozita kishte një pjesëmarrje shumë të lartë nga radhët e të rinjve, gjë që tregon se shoqëria shqiptare po reflekton për të gjitha problemet e saj.
Sipas Bashës, objektiva e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira janë shumë të qarta.

Ajo çfarë unë mendoj se ka qenë domethënëse veç mesazheve nga dy liderët kryesorë, ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve. Të rinjtë janë larguar nga Shqipëria, në 10 vite janë larguar 1 milion qytetarë, por dje unë kam parë pjesëmarrje të rinisë shumë herë më të lartë se herët e fundit.
Rinia po zgjohet, kafet janë lënë mënjanë, problematikat ku ndodhet shoqëria, pasiguria tek qytetarët po tregon që rinia po e vlerëson. Kjo është punë e bërë dhe nga strukturat që kanë dalë në terren dhe po takojnë qytetarët. Unë çdo ditë kam qenë në takime. Kemi shpalosur atë si ne mendojmë si mund t’i japim zgjidhje.
Vendi është në rrezik të jashtëzakonshëm. Ne i kemi thënë qytetarëve që inkriminimi i policisë është në dëm të tyre. Institucionet shqiptare janë të gjitha 5D.
Shoqëria shqiptare po reflekton. Objektivat e kësaj proteste dhe të opozitës janë të qarta për një qeverisje teknike.
Këto institucione e kanë humbur misionin e tyre. Janë kthyer në institucione që i ka marrë në dorë, mafia dhe krimi. Ahmetaj tha se në aferat bëhen në Bashkinë e Tiranës dhe mafia organizohet tek Kryeministria. Nuk ka pasur asnjë rrezik në drejtim të sigurisë së protestës. Qytetarët janë të revoltuar po puna bindësE ka bërë të mundur të menaxhohet më së mirë. Qytetarët nuk kërkojnë më të dëgjojnë fjalime apo të shohin si këto institucione janë të zaptuara. Ata duan të marrin vetë në dorë, drejtimin e këtyre protestave. Nuk flasim për cenim të sigurisë pse janë hedhur disa kapsolle drejt këtyre institucioneve.



