
Ukrainasit po votojnë për presidentin e ri ndërkohë që shumë vetë janë të pakënaqur nga performanca e vendit.
Ata po përballen me kandidatë të pazakontë: komedianin 41-vjeçar Volodomyr Zelensky dhe miliarderin biznesmen Petro Poroshenko që ka udhëhequr vendin pesë vjetët e fundit.
Zelensky nuk ka përvojë si poltikan, përveçse ka luajtur rolin e presidentit në TV. Sipas tij, nëse vjen në pushtet, lufta ndaj korrupsionit do të jetë një nga përparësitë e tij.
Pasuria e Poroshenkos mund të kthehet në "dënim" për të. Shumë njerëz janë të zhgënjyer prej tij, pasi ai ndryshe nga ç’premtoi nuk mbajti distancë nga perandoria e tij e biznesit.
Një gjykatë e Kievit e ka refuzuar kërkesën e tij për të ndaluar pjesëmarrjen e Zelensky-it.
Sipas anketimeve, Zelensky është në krye të listës.



