
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar, në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, foli për situatën politike në vend.
Ai gjykon se gjendja politike në vend do të përballet me ditë më të vështira.

Topi vuri theksin tek “kënetëzimi” i sistemit nga partitë tradicionale duke e përkufizuar si një formë bipolarizimi që pengon zhvillimin demokratik dhe rotacionin e pushtetit.
Është një situatë politike që duke i kaluar kufijtë e modestisë, mund t'u them se e kam parashikuar me kohë.
Madje mund tu them se më e keqja për politikën shqiptare ende nuk ka mbërritur, flas për politiken, situatën politike të partive politike dhe për pasojë edhe të institucioneve të shtetit.
Sot ne çdo ditë e më shumë mund të gjejmë të meta pa fund, jo të një individi që sot është kryeministër por edhe të atyre që janë të pranishëm në politikën shqiptarë. Duke se një virus i rëndë i ka kapur të gjithë pa dallim, janë pjesë e një epidemi që ka shpërthyer nga ‘këneta’ ku këto janë zhytur.
Kemi gjendje klinike të rëndë dhe kjo gjendje do të vij duke u përkeqësuar.
E para, sepse ka degjeneruar deri në atë pikë sa se kisha imagjinuar të funksionimit të partive politike, ato po identifikohen gjithnjë e me shumë me kryetarët e partive politike, sepse terreni po shkon gjithnjë e më shumë drejt bipolarizmit dhe po pengon rotacionin.



