‘Non grata’ nga Britania, Kalemaj: Berisha dijeni të plotë për dosjen dhe faktet (VIDEO)

‘Non grata’ nga Britania, Kalemaj: Berisha dijeni të plotë për dosjen dhe faktet (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe dhe këtë fakt e ka pranuar edhe vetë gjatë një konference me gazetarët ku u shpreh se është njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes së tij në MB.

Lidhur me këtë, analisti Ilir Kalemaj në MCN Live deklaroi se Berisha ka pasur dijeni të plotë për dosjen dhe për faktet sepse sipas tij dinte dhe arsyet e kësaj ‘non grate’. Ai tha se ajo që tashmë dihet është fakti se PD do e këtë shumë të vështirë tashmë rrugëtimin e saj politik sa i përket zgjedhjeve vendore dhe se maxhoranca tashmë ka epërsi.

Në fakt dukej se Berisha paska marrë dijeni të plotë mbi dosjen dhe nuk ka qenë spekulim  nga ana e opozitës dje në parlament. Kjo u paralajmërua dhe nga mediat afër Berishës, pra duket se ai ka marrë dijeni dhe mbi faktet sepse i di dhe arsyet pse Britania e ka vënë në listë. Ai ishte në pozitë mbrojtëse sot dhe audienca e tij nuk është vetëm vendore por aty ai i drejtohet trupit ndërkombëtar sepse ai është kryetari i PD. Tashmë maxhoranca ka epërsi dhe në këtë sens opozita mendoj se do e ketë të vështirë, për të fituar shumicën e bashkive vitin që vjen.

Më tej ai shprehet se pas kësaj ekzistojnë disa skenarë, ku një mund të jetë dhe bashkimi i Metës me Berishën, apo bashkimi i partive në një spektër të vetëm.

Mund të ketë disa skenarë, mund të jetë që Berisha dhe Meta të krijojë një forcë sovraniste për të mbajtur radhët e bashkuara për të qenë rezistentë nda j akuzave. Mund të ketë një bashkim të partive në një spektër, kjo mund të sjellë dhe forca të reja politike në Shqipëri, por kjo nuk dihet. Pra çdo skenar është i mundshëm dhe mbetet për të parë se sa opozita do ti vërë gishtin kokës për tu organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy