Më lejoni të bëj disa pika të qarta, Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë civile.
Kështu tha kryeministri Netanyahu në një ndërhyrje në rrjetet sociale, pak orë para mbledhjes së Gjykatës së Drejtësisë në Hagë ku Izraeli akuzohet për 'gjenocid' për operacionet e tij në Rrip.
"Izraeli po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë civile dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar", tha më tej Netanyahu.



