Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy persona, babë e bir pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë një 52-vjeçar. I plagosuri është paraqitur në spitalin e Korçës, në orët e para të mëngjesit, në rrethana të paqarta dhe Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Mësohet se i plagosuri është shtetasi A.S., i cili ka dëshmuar se pas një konflikti të çastit me dy persona (krushqit e tij) është goditur disa herë me thikë dhe më pas ata janë larguar.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.
Nga ana tjetër, burimet thanë se ende nuk janë sqaruar saktësisht motivet e ngjarjes, pasi edhe vetë i plagosuri nuk ka arritur të japë më shumë detaje, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ai thjeshtë ka arritur të ndihmojë Policinë në identifikimin e tyre. Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona të Korçës dhe po punon për arrestimin e dy të dyshuarve, të cilët janë shpallur në kërkim.



