Sirianët votojnë për herë të parë që pas nisjes së luftës

Sirianët votojnë për herë të parë që pas nisjes së luftës

Sirianët votojnë sot për qeverisjen vendore, në të parat zgjedhje që nga fillimi i luftës. Rreth 6551 qendra votimi janë hapur në pjesën e vendit që kontrollohet nga qeveria.

Sirianët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këshillat lokale. Rreth 40 mijë kandidatë garojnë për 18 478 vende.

Autoritetet thonë se kanë marrë të gjitha masat për të garantuar paprekshmërinë e kutive të votimit. Zgjedhjet e së dielës, të parat që nga fillimi i luftës në vitin 2011, mbahen në një atmosferë dhune, ndërsa një pjesë e vendit është shkatërruar nga lufta.

Ndërkohë, nuk votohet në zonat që nuk kontrollohen nga qeveria, si pjesa verilindore nën kontrollin e kurdëve apo provinca e Idlibit, ku jetojnë 3 milionë njerëz.

Sipas AFP-së, në krahasim me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, më pak votues u janë drejtuar qendrave të votimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy