Prej më shumë se një muaji e gjysmë, që pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në zona të ndryshme në vend kanë mbetur pa shtëpi. Por, nëse disa prej tyre kanë mundur të marrin bonus qiraje dhe janë në shtëpi me qira, një pjesë tjetër vijojnë të qëndrojnë në hotele dhe te të afërmit e tyre, janë strehuar në kontenierë, apo më keq, nuk kanë askund ku të qëndrojnë, përpos poshtë çadrave.
Temperaturat e ulëta, ngricat, era e fortë dhe reshjet e shiut e bëjnë akoma më të vështirë jetesën e këtyre njerëzve. Kamera e TvT ka vizituar disa familje në Sukth dhe në Manzë të Durrësit, një prej zonave më të prekura nga tërmeti.



