Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm një nga personazhet e njohur në qytetin e Tiranës, i njohur me pseudonimin “Ver Llapa”.
Veri njihet si një person që kohën më madhe të tij e kalonte tek kryqëzimi i “21-Dhjetorit”, ndërsa u kërkonte lekë qytetarëve dhe u nxirrte gjuhën. Po ashtu, Veri është një personazhj që shpesh-herë është përdorur si karahasim në debatet politike.
Shpesh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të personifikuar figurën qesharake që kanë përfaqësuar në politikë i ka krahasuar Presidentin Ilir Meta dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha me personazhin e njohur, që sot humbur jetën. Mësohet se Veri, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila është bërë shkak që ai të ndahej nga jeta.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-deputetja Nora Malaj. Ish-deputetja e LSI-së, ka shprehur ngushëllimin për “Ver Llapën”, ndërsa përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Veri ishte njeriu i mire, i vërteti i Tiranës tonë.
“Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë , Verin që e njihnim jo vetem ne qē jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh . Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri. Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri, që të shkoj në Parajsë. Ai ishte njeriu i mirē, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur! Zoti të pranoftë e u prehsh në Paqe!”, shkruan Malaj.



