“Shteti Bektashi”, Gurra: Dhjetë vite më parë Baba Mondi kërkoi mbrojtje shtesë si Malta dhe Vatikani (VIDEO)

“Shteti Bektashi”, Gurra: Dhjetë vite më parë Baba Mondi kërkoi mbrojtje shtesë si Malta dhe Vatikani (VIDEO)

Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra, nismën për krijimin e “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, e sheh si rrufe në qiell të pastër.

Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se pas nëntorit 1912 nga vetë Komunitetit Mysliman Shqiptar nuk ka pasur as dëshirë dhe as synime, për të shkuar në një format politik, etnitet shtet dhe se etërit e kombit dhe bashkësia fetare, kanë qenë së bashku si firmëtarë të pavarësisë.

Gurra shton se përfaqësuesit fetar i kanë paraprirë ngritjes së mëvetësisë së kombit shqiptar dhe kurrsesi rrëshqitja në një mikroshtet, apo enklavë bektashiane brenda kryeqytetit tonë.

Ka pasur kërkesa për një mbrojtje shtesë dhe mbështetje shtesë nga Kryegjyshata Botërore Bektashie.

Më e fundit një dekadë e parë nga Baba Mondi, për një shtojcë. Dhe krahasimi është bërë me urdhrin sovran të Maltës.

Është bërë dhe një krahasim tjetër, nëse nuk arrihet te urdhri sovran i Maltës, është kërkuar një krahasim me nunciaturën apolostike e Vatikanit në Shqipëri.

Privilegji i saj është që kjo është një përfaqësi diplomatike. Nunciatura është rangu i ambasdadave të shteteve të huaja që janë në Shqipëri.

Minimalja thotë të kemi këtë status si të Vatikanit. Porta e komunikimit me publikun së fundmi është bërë zyrtare media@bektashistate.

Një rrufe në qiell të hapur, sidomos hedhja në konsum publik e terminologjisë shtet.

Po e bëjnë fakt të kryer shtet që më e pakta të marrin ambasadën, kjo është më e pakta që mund të arrihet.

Lançimi nga kryeministri Rama në New York Times dhe OKB, është shumë domethënëse, për të zbritur nga shtet, nga një përfaqësi diplomatike.

Prej ku i lind e drejta një përfaqësie, që tjetra përfaqësi, qoftë katolike apo ortodokse, t’i drejtohet shtetit dhe të thotë që X bashkësie mos i jep ose jepi.

Komunitetet fetare në Shqipëri marrin fonde 1 milion euro në total nga shteti, ndërsa bektashianët si Kryegjyshatë Botërore marrin më shumë, dhe marrin shtesë mbi 70 mijë euro prej të qenit Kryegjyshatë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy