Shtyrja e fashës 800 kw, Duleviç: S’kemi përmirësim të kushteve hidrike, arsyet e Ramës bien poshtë

Shtyrja e fashës 800 kw, Duleviç: S’kemi përmirësim të kushteve hidrike, arsyet e Ramës bien poshtë

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç në studion e ‘MCN Economy’ duke folur për amnistinë fiskale deklaroi se është situatë e tillë që s’mund të japësh përgjigje konkrete nëse qeveria është tërhequr. Ai tha se nga njëra anë është presioni i ndërkombëtarëve dhe nga ana tjetër janë numri i votave të maxhorancës.

Ka shumë pikëpyetje në këtë proces por dhe deklarata e sotme e maxhorancës tregon se presioni i ndërkombëtarëve ka bërë punën e vetë. Problemi qëndron nëse a i plotëson kjo maxhorancë votat në kuvend?

Më tej sa i përket krizës energjetike që jemi, Dulevic deklaroi se tërheqja e kryeministrit nga fasha 800 kw/h nuk vjen si rezultat i përmirësimit të kushteve hidrike, ndërsa sa i përket arsyes së kursimit ai tha se nuk është bërë asnjë matje zyrtare për këtë.

Të paktën nga tre hidrocentralet kryesore prurjet janë pothuajse në të njëjtën nivel si para deklaratave të Ramës. Pra bie poshtë që përmirësimi i kushteve hidrike të merret si arsye. Sa i përket pjesës së kursimit arsyeja e dytë le të themi se s’ka asnjë matje zyrtare qoftë nga OSHEE dhe KESH përsa i përket kursimit nga familjarët apo biznesit. Pra arsyet e Ramës bien poishtë. Duhet thënë se vetëm për muajin tetor është bërë një tender rreth 34 mln dollarë për sigurimin e energjisë dhe besoj se kjo është arsyeja kryesore për shtyrjen e4 fashës. Duhet thënë dhe se prodhimi në kushtet kur kemi kapacitete maksimale nuk arrin më shumë se 70% dhe prandaj në të tilla kushte duhet imputuar patjetër, dhe për hir të së vërtetës po të mos ishte për disa hidrocentrale private ne sot do të ishim në krizë të energjisë. 30% e energjisë importohet, privati prodhon 717 megqavat/orë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy