Qori: Rama gjatë fushatës si pijaneci i lagjes, populli nuk është ashtu

Qori: Rama gjatë fushatës si pijaneci i lagjes, populli nuk është ashtu

Arlind Qori deklaroi në studio e emisionin Të Paekspozuarit se Lëvizja Bashkë do e niste punën me minimumin jetik, punësimin, shëndoshjen e shëndetit social. Ai tha se për ta është e rëndësishme demokratizimi i sistemit politik. “Sot qytetarët nuk kanë mundësinë ta propozojnë një ligj dhe ta çojnë në referendum. Një shumicë parlamentare e thjeshtë s’mund të sjellë ndryshime kushtetuese, por mund të marrë iniciativë. Ne duam që të ndikojmë spektrin partiak. Nëse ne arrijmë të jemi shembull i kundër për atë që ka ndodhur në Shqipëri për 32 vjet mendoj se ky do të jetë një shenjë e mirë se dhe parti të reja mund të lindin apo dhe të vjetra që mund atë reformohen”. Në vijim ai theksoi se që ta çosh shoqërinë te kultura e mirë duhet të kesh institucionin dhe se shpesh herë politika i bie shkurt ‘hajde marrim këtë produktin e gatshëm’. “Prapë shoqëria nuk është aq keq sa e pandehin këta që janë në politikë. Rama gjatë fushatës është sjell si pijaneci i lagjes dhe jo si populli. Mesa duket është një lloj karnavali përmbys. Edi Rama bën të kundërtën, duke ulur veten në fund fare te pijaneci do ti tregojë popullit se ai është i ulët dhe këto janë taktika të manipulimit të njerëzve. Por ky bëhet më keq se populli, se populli nuk është ashtu”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy