Afganistan, talebanët: Do të vrasim me gurë në publik të gjithë gratë që shkelin kurorën

Afganistan, talebanët: Do të vrasim me gurë në publik të gjithë gratë që shkelin kurorën

Në Afganistan, talebanët kanë njoftuar se do të fillojnë të vrasin me gurë në publik, gratë e akuzuara për tradhti bashkëshortore.

Duke iu drejtuar zyrtarëve perëndimorë në një mesazh zanor të transmetuar në televizionin shtetëror, udhëheqësi suprem, Hibatullah Akhundzada, tha se grupi islamik do të fillojë të zbatojë interpretimin e tij të ligjit të Sheriatit në Afganistan, përfshirë rivendosjen e rrahjes publike dhe vrasjes me gurë të grave të akuzuara për tradhti bashkëshortore.

Situata e grave në Afganistan vazhdon të përkeqësohet. Deklarata për vrasje me gurë e bërë nga lideri suprem, Hibatullah Akhundzada, ishte një mesazh për Perëndimin, për ato vende që kritikojnë qeverinë talebane. Ekzekutiv de facto në duart e Akhundzada, i cili e ushtron pushtetin e tij nëpërmjet dekreteve të bazuara në interpretimin e tij rigoroz të Islamit.

Në mesazh, mullahu, të cilin askush nuk e ka parë ndonjëherë, i quajti mbrojtësit perëndimorë të të drejtave të njeriut “përfaqësues të djallit”.

Ju thoni se është shkelje e të drejtave të grave kur i vrasim me gurë. Por së shpejti do të zbatojmë dënimin për tradhtinë bashkëshortore.

Ne do të fshikullojmë gratë në publik. Do t’i vrasim me gurë në publik.

Të gjitha këto janë gjëra që shkojnë kundër demokracisë suaj, por ne do të vazhdojmë ta bëjmë.

Puna jonë nuk përfundoi me pushtimin e Kabulit, por sapo ka filluar.

Udhëheqësi suprem e justifikoi këtë veprim si vazhdimësi e luftës së talebanëve kundër ndikimeve perëndimore.

Lajmi u prit me tmerr, por jo befasi, nga grupet e të drejtave të grave afgane, të cilat thonë se heqja e çdo të drejte dhe mbrojtjeje të mbetur për 14 milionë gra dhe vajza të vendit tashmë është pothuajse i plotë.

Sipas Safia Arefi, juriste dhe kryetare e organizatës afgane “Dritarja e grave të shpresës”, njoftimi i talebanëve u favorizua nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare.

“Me këtë njoftim, një kapitull i ri ndëshkimi ka filluar dhe gratë afgane po përjetojnë vetmi të thellë,” tha Arefi, cituar nga The Guardian.

Tani askush nuk është në anën e tyre për t’i shpëtuar nga ndëshkimet e talebanëve.

Komuniteti ndërkombëtar ka zgjedhur të heshtë përballë këtyre shkeljeve të të drejtave të grave.

Talebanët rifituan pushtetin në gusht 2021, pas rënies së qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht dhe tërheqjes së të gjitha trupave perëndimore të udhëhequra nga SHBA pas gati 20 vitesh përfshirje në luftën afgane.

Që atëherë, regjimi ka bllokuar arsimimin e grave përtej shkollës fillore dhe ka vendosur kufizime në rritje për pjesëmarrjen e grave në vendet e punës publike dhe private, duke i penguar ato të punojnë me OKB-në dhe organizata të tjera humanitare.

Por mullahi i justifikon këto masa duke pretenduar se ndjek kulturën afgane dhe parimet islame.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy