
Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të dhënë me koncesion monopol tek privati, lëshimin e certifikatave elektronike për bizneset, shërbim që aktualisht mbulohet nga AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit.
Lidhur me këtë gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN TV teksa e ka cilësuar si aferë korruptive, renditi edhe disa nga arsyet.
Ai tha se në vendet në të cilat zbatohet fiskalizimi, çmimi i certifikatës elektronike është 3-4 herë më i ulët, teksa theksoi se aktualisht jemi përpara një monopoli që nesër mund qtë jetë privat. Sipas tij institucioni i AKSHI-t është përfshirë në shumë skandale dhe asgjë nuk ka për ëtë ndryshuar.
Kjo është një aferë korruptive për disa arsye. E para ka lidhje me çmimin e shërbimit që sot paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe bizneset për të marrë atë që quhet certifikatat elektronike për deklarimet fiskale. Aktualisht kjo certifikatë i shitet taksapaguesve apo bizneseve dhe nesër dhe qytetarëve me një kosto 4 mijë lekë të reja në vit. Në vendet ku zbatohet fiskalizimi çmimi me të cilin shitet kjo certifikatë elektronike e biznesit është 3-4 herë me e ulët. Arsyeja e dytë lidhet me shqetësimet për sigurinë e të dhënave. Pra të dhënat e taksapaguesve nesër do jenë në dorën e një privati dhe shqetësimi i 3 apo dyshimi i 3 që e shndërron këtë në një aferë korruptive është se jemi para një monopoli i cili nesër do jetë një monopol i pastër privat, ndërsa deri sot ka qenë shtetëror. Janë disa rastet e ngjashme kur e drejta ekskluzive shtetërore i janë transferuar privatit dhe në të gjitha rastet eksperienca ka qenë negative.
I pyetur nëse ndryshojnë kostot e biznesit me kalimin e këtij shërbimi nga AKSHI te privati, Tomorri tha se Shqipëria ka disa eksperienca të ngjashme ku shërbime monopol shtetërore i janë kaluar privatit, dhe në asnjë rast nuk ka apsur ulje të kosotëve përvecse e kundërta.
Sot jemi në stadin ku qeveria ka nisur koncesionin ka autorizuar ministrinë e Financave që do kryejë procedurat. Shqipëria ka disa eksperienca të ngjashme ku shërbime monopol shtetërore i janë kaluar privatit, por nuk ka asnjë rast të vetëm që kostot të jenë ulur krahasuar me ato kosto që janë në shtet. Kemi pasur koncesione që sa i kanë kaluar privatit kanë pësuar rritje, përsh kemi atë të kolaudimit, pullës fiskale etj. Në monopol nuk ka çmime të arsyeshme, por ka çmime abuzive që i faturohen biznesit dhe qytetarëve. AKSHI sot është një nga institucionet më problematike në Shqipëri, më të zhytura në skandalet në Shqipëri. Ka zhvilluar tendera sekret më shumë se departamenti amerikan i shtetit, trafikoi dhe nxori në shesh të dhënat personale të shqiptarëve dhe nga krijimi i tij ka shpenzuar 200 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për të përmirësuar infrastrukturën e IT dhe kjo s’ka ndodhur sepse të dhënat e shtetit i ka çuar në dorën e atyre që i akeruan. AKSHI i përfshirë në shumë skandale, aty kalohet nga një skandal te një projekt korruptiv, që transferon para me forcën e ligjit nga qytetarët dhe biznesi te privati.



