Tensioni i lartë i gjakut, kurojeni me boronicë

Tensioni i lartë i gjakut, kurojeni me boronicë

Boronica mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale. Studiuesit kanë zbuluar se pas një periudhe 8-javore, gratë që kishin hyrë në fazën e menopauzës dhe kishin tension të lartë të gjakut, përjetuan rënie të tensionit pasi konsumuan një dozë me pluhur boronicash të ngrira çdo ditë.

Më saktësisht, ata përjetuan 5% rënie të tensionit sistolik të gjakut, 6% rënie të tensionit diastolik dhe 69% rritje të niveleve të oksidit nitrik në gjak, që ndihmoi në rritjen e furnizimit me gjak duke zgjeruar enët e gjakut.

Gjatë studimit të dytë, të publikuar tek revista “PLOS ONE”, minjtë që u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra dhe boronica të thara, kishin më pak inflamacion dhe tension normal të gjakut se minjtë e tjerë që u ushqyen me të njëjtën dietë, por pa boronica.

Studiuesit thonë se arsyeja ka të bëjë me antioksiduesit flavonoidë, si antocianina, që studime të mëparshme e kanë lidhur me prodhimin e oksidit nitrik dhe uljen e inflamacionit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy