Përmbytjet, Manja dhe Peleshi në Zadrimë: Janë evakuuar vetëm 3 familje në Malësinë e Madhe

Përmbytjet, Manja dhe Peleshi në Zadrimë: Janë evakuuar vetëm 3 familje në Malësinë e Madhe

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po  inspektojnë situatën e krijuar nga përmbytjet në Zadrimë të Lezhës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë si dhe rrezikon të dalë nga shtrati dhe lumi Gjadër.

Ministri Peleshi bëri me dije se aktualisht janë evakuuar vetëm 3 familje në Malësinë e Madhe dhe se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri.

Bashkitë në zonat me reshje intensive kanë bërë një punë të mirë me kanalet kulluese sepse sapo bie intensiteti i reshjeve, uji kullon dhe liron zonat e pushtuara nga uji. Në komunën e Dajçit kemi disa dhjetëra hektarë nën ujë, por kur ra intensiteti i reshjeve janë liruar. FA janë në dispozicion dhe me mjete dhe me njerëz për të ndihmuar banorët edhe me evakuim edhe me kalueshmërinë. Kemi pasur 3 evakuime në Malësinë e Madhe për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Rrjollit. Në Bërdicë FA po ndihmojnë kalueshmërinë. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Do t’i përballojmë këto ditë me reshje të shtuara që nga njëra anë na japin lajmin e mirë që mbushen basenet ujore  dhe nga ana tjetër ka dhe pasojën negative të përmbytjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy