
Policia britanike arrestoi të dielën pesë persona pranë një baze ajrore në Angli, të përdorur nga bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë veprimi. Ata dyshohen për përgatitjen e një akti terrorist dhe vepra penale që lidhen me lëndë shpërthyese.
Njësitë ushtarake për çaktivizimin e bombave ndodhen në zonë, ndërsa dhjetëra banesa janë evakuuar si masë paraprake. Të dyshuarit mbeten në paraburgim, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivin e mundshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i kishin të dyshuarit nën vëzhgim prej kohësh dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Pamjet ajrore tregojnë një robot për çaktivizimin e bombave pranë disa furgonëve të bardhë në një zonë pyjore pranë bazës.



