
Vendimi i Këshillit të Ministrave i firmosur me 23 nëntor për universitet publike të pavarura, u kundërshtua nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve. Sipas kreut të kësaj sindikate, pika 5 e VKM-së parashikon një kontratë për pedagogët jo më shumë se 1-vjeçare, duke u lënë fatin në dorë të drejtuesve të universiteteve.



