Zbardhen kuotat e lira në universitetet publike të vendit. Sipas të dhënave të publikuara, në shumë prej universiteteve publike ka kuota të lira.
Te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja janë 483 kuota të lira, te Shkencat Sociale janë 402 kuota, te Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë janë 317 kuota të lira, ndërsa te Shkencat e Natyrës janë 937 kuota të lira.
Maturantët që deri tani nuk kanë fituar, mund të kryejnë procedurat e regjistrimit brenda dy ditëve. Ky është afati i përcaktuar për regjistrimin në degët që kanë vende të lira.



