Të jesh europian do të thotë të ndash sfida dhe vlera të përbashkëta. Europa shpesh cilësohet si një familje e madhe, pjesë e së cilës janë shtete të ndryshme e së cilës kërkojnë t’i bashkohen edhe të tjerë shtete, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria, të cilët aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Por çfarë do të thotë të jesh evropian dhe të jetosh ëndrrën evropiane, për më tepër në një situatë lufte me të cilën po përballet sot Europa?



