Specialistët e Sektorit të narkotrafikut në Drejtorinë e Elbasanit, kanë arrestuar në flagrancë një 23 vjeçar, pasi në banesën e tij është gjetur lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut Alfonc Qosja, nga fshati Orenjë i Librazhdit, u gjet një rrënjë bimë kanabis, si dhe 6 kg e 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.
Gjithashtu në banesat e të riut u gjetën dhe u sekuestruan: një armë zjarri pushkë model 63, 83 copë fishekë model 56, 25 copë fishkë model 54, 3 copë fishkë armë gjahu, 2 krehëra pushke model 63.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".



