Alibeaj prezanton katër propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

Alibeaj prezanton katër propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

Para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj ka bërë publike propozimet e selisë blu në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat. Alibaej tha se PD kërkon, lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në RSH do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me barazinë e votës.

Alibeaj u shpreh se vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës.

“Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës”.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik.

Për Alibeajn, Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik.

Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës.

“Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të Republikës ka nevojë të votojë”.

Deputeti Alibeaj, shtoi se kushdo anëtar i komisionit që ka propozime për të bërë rreth Reformës Zgjedhore, është i mirëpritur të shprehë idetë e tij të cilat do të merren në konsideratë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy