Hasimja: Vështirësia për t’u bërë bashkë, sëmundje e vjetër e shqiptarëve. Më e rëndësishme është ndryshimi i qeverisë dhe garantimi i zgjedhjeve (VIDEO)

Hasimja: Vështirësia për t’u bërë bashkë, sëmundje e vjetër e shqiptarëve. Më e rëndësishme është ndryshimi i qeverisë dhe garantimi i zgjedhjeve (VIDEO)

Ermal Hasimja, një prej themeluesve të nismës Forumi i Dialogut Politik, e prezantuar pak ditë më parë publikisht, synon ndërtimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes të gjitha partive opozitare, me qëllim ndryshimin e situatës politike në vend.

Në një intervistë për “MCN Live”, Hasimja thekson se një nga sfidat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje është marrëdhënia e acaruar mes forcave opozitare dhe vështirësia e tyre për të bashkëpunuar.

Sipas tij, kjo mungesë bashkimi është një problem i kahershëm. 

Vështirësia për t’u bërë bashkë është një sëmundje e vjetër e shqiptarëve. 

Secili do të jetë i pari dhe më i rëndësishmi.

Kam shkruar një status më shumë në formë ironie, për ata që shprehen skeptikë ndaj mundësisë së bashkimit të opozitës.

Nisma që po ndërmerret ka si qëllim mbledhjen e forcave politike jo të interesuara personalisht, por të bashkuara nga objektiva të përbashkëta dhe të qarta.

Hasimja flet edhe për synimet dhe sfidat e këtij procesi, i cili pritet të çojë fillimisht në një tryezë të përbashkët dialogu, e më pas në një marrëveshje politike për t’u përballur me mazhorancën në mandatin e katërt.

Sipas tij, ajo që i bashkon realisht partitë opozitare është ndryshimi i qeverisë dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Përderisa kemi qëllime të përbashkëta, synojmë të ndërtojmë një bashkëpunim të fokusuar vetëm në këto objektiva. 

Partitë opozitare kanë strategjitë dhe ambiciet e tyre, por në këtë moment interesi i Shqipërisë është më i madh sesa çështja se kush do të qeverisë.

Pikërisht këto pika të përbashkëta duhet të shërbejnë si bazë për bashkëpunim. 

Nëse kemi objektiva të përbashkëta, pse të mos mblidhemi rreth tyre dhe jo të përpiqemi të biem dakord për gjithçka. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy