
Pasditen e së mërkurës, në qytetin e Mamurrasit u regjistrua një ngjarje e pazakontë ku ballkoni i një apartamenti në katin e pestë u shkëput nga struktura bazë. Një ditë pas ngjarjes, banorët u shprehën ende të frikësuar, ndërsa menduan se ishin lëkundje sizmike.



