11 maji/ Hasani: Koalicioni Euroatlantik ofron alternativë tërësisht ndryshe. Berisha e di që do humbë (VIDEO)

11 maji/ Hasani: Koalicioni Euroatlantik ofron alternativë tërësisht ndryshe. Berisha e di që do humbë (VIDEO)

Naim Hasani, kandidat i koalicionit Euroatlantik në qarkun e Shkodrës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se Berisha e di shumë mirë që do t’i humbë zgjedhjet e 11 majit dhe se në listën e mbyllur ka përfshirë një grusht deputetësh që do të mbrojnë interesat e tij.

Më tej Hasani tha se lista e koalicionit Euroatlantik përmban emra të nderuar dhe se ata propozojnë një alternativë krejt ndryshe nga ajo që prezanton Rama dhe Berisha.

Berisha ka 34 vjet që ka monopolin total në PD zyrtare. Primaret e zhvilluara nga Berisha ishin një falsitet, ai e di shumë mirë që do t’i humbë këto zgjedhje dhe e di shumë mirë që do të ketë një grusht deputetësh për të mbrojtur atë çka përfaqëson ai dhe interesat e tij.

E kam pritur me shumë kënaqësi ftesën e Bashës, në emër të koalicionit euroatlantik për të garuar në zgjedhjet parlamentare në qarkun e Shkodrës në 11 maj dhe padyshim që do jem prezent.

Sapo jam kthyer nga Shqipëria ku dje Basha bëri dhe prezantimin e kandidatëve për deputetë. Në koalicionin euroatlantik është një listë fantastike me emra të nderuar të qytetit të Shkodrës, e kam mirëpritur dhe jam i lumtur për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë tërësisht ndryshe nga ajo që i prezanton Rama dhe Berisha.

Sipas Hasanit, Shkodra është lënë në harresë jo vetëm nga PS-ja, por edhe nga PD-ja. 

Shkodra është lënë në harresë jo vetëm nga PS, por dhe nga PD. ka nevojë për një përfaqësim të denjë në parlamentin e Shqipërisë. Qarku i Shkodrës ashtu si gjithë Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy