
Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur të dhënat e fundit në lidhje mbi situatën e COVID-19 në vend. Bie në sy se në krahasim me të dielën, kur kishte 96 raste të reja, në 24 orët e fundit ka patur një ulje, pasi janë rregjistruar vetëm 47 raste, ndërsa 22 persona janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 314 testime, ndërsa në total numri i atyre që kanë bërë tampon ka shkuar 21.831. Qyteti më problematik sot është paraqitur Prishtina me 18 raste, ndryshe nga e diela ku ishte Gjilani.
Nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani në Kosovë fatkeqësisht ka patur 37 raste me humbje jete, të cilët kanë patur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Vetëm një prej tyre ka ndërruar jetë sot, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër që nuk është përfshirë, për të cilin po priten përgjigjet e testimeve.



