Qytetari vjen nga Kurbini me kalë në protestën e opozitës: Vula të shkojë nga shkon populli, një lider ka Shqipëria (VIDEO)

Qytetari vjen nga Kurbini me kalë në protestën e opozitës: Vula të shkojë nga shkon populli, një lider ka Shqipëria (VIDEO)

Një qytetar nga Kurbini mori vëmendjen e të gjitha mediave ditën e sotme pasi u paraqit në protestën e opozitës që po zhvillohet para Parlamentit me një kalë.

Për mikrofonin e MCN Live qytetari tha se ka ardhur nga qyteti i tij me kalë dhe se është nisur që në orën 04:00 të mëngjesit për të ardhur në kohë.

Duke vijuar më tej, ai tha se do të qëndrojë në protestë deri sa të vdesë pasi sipas tij vetëm një lider ka e gjithë Shqipëria dhe ai është Sali Berisha.

Vij nga Kurbini. Nga Kurbini kam ardhur me kalë. Kam dalë në 4 të mëngjesit, kam arritur në 10:30. Shtëpinë m'a ka prishur tërmeti. Lekët futen në aspiratorë. I drejtohem Ramës dhe Veliajt. Ai thotë largohem kur të vendos unë dhe jo populli. Dua të hyj atje. Kalit i kam dhënë bar. Do të qëndroj në protestë deri kur të vdes. Do hidhem në grevë urie. Unë jam në nivelin në zero, pa punë, pa shtëpi. Kam bashkëshorten, 6 fëmijë. Kemi pasur dhe pro.

Një lider ka Shqipëria. Vula të shkojë nga ku shkon populli. Kriminelët duan ta dredhin. Por nuk ka mundësi se një lider ka Shqipëria. Unë do vij dhe të vdes në 3 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy