Marrëveshja për emigrantët/ Qori: Meloni thotë ‘gatitu’, Rama i gatshëm. Shkelje e pastër e konventave evropiane të strehimit te refugjatëve

Marrëveshja për emigrantët/ Qori: Meloni thotë ‘gatitu’, Rama i gatshëm. Shkelje e pastër e konventave evropiane të strehimit te refugjatëve

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qëndrimi, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 vendstrehime. 

Këtë marrëveshje, kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, e çuan një gatishmëri të kryeministrit Edi Rama për ta ndihmuar kryeministren italiane, Gjeorgjia Meloni.

Por që sipas tij, kjo është një shkelje e pastër e konventave evropiane të strehimit te refugjatëve dhe e vet Kushtetutës së Shqipërisë.

Unë këtë marrëveshje e shoh kështu, Meloni thotë ‘gatitu’, Rama thotë jam gati. Biles ajo që më çuditi është fakti se ai në ketë konferencë foli italisht, as gjuhën e vet siç e do protokoll, por italisht pikërisht në momentin kur qytetarë po informoheshin për atë që do ndodhte. Nuk ishte se ne e dinim dhe ai kishte shkruar atje për firmosje, por ishte diçka që nuk dihej, dhe ai fliste italisht. Këtë ai e bënë për faktin se thotë popullin tim e mbaj në xhep, i vej në rreshta kur dua unë. Atë moment ai duke folur italisht, nuk mendonte se çfarë mendon populli i vet, por se çfarë mendon populli italian.

Kjo është një shkelje e pastër e konventave evropiane të strehimit te refugjatëve edhe kundër Kushtetutës se Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy