Tsipras: Shqipërisë ia hapim rrugën për në BE vetëm nëse garanton të drejtat e minoritetit (VIDEO)

Tsipras: Shqipërisë ia hapim rrugën për në BE vetëm nëse garanton të drejtat e minoritetit (VIDEO)

Greqia e kushtëzon qëndrimin e saj pozitiv në lidhje me pranimin e Shqipërisë në BE me garantimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Në një intervistë për “Financial Times”, kryeministri grek, Alexis Tsipras, thotë se ia ka bërë të qartë kryeministrit Rama se, nëse nuk mbrohen të drejtat e minoritetit etnik, atëherë rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të bllokohet.

“Greqia - dhe unë personalisht - do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të filluar proceset e tyre të pranimit në BE [së bashku]. . . Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë", është shprehur Tsipras në intervistë.

Kreu i qeverisë greke ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar me Maqedoninë e Veriut dhe një bisedë që ka pasur me kancelaren Merkel në lidhje me këtë çështje.

“I thashë: Opinioni im është ndryshe. Mendoj se Greqia do të përfitojë nga kjo vetëm nëse ia dalim të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët në very. Greqia ka mjaft problemet me fqinjët e lindjes, nuk duam probleme me ata të veriut, sidomos kur ato janë vende që unë besoj se nuk përbëjnë kërcënim për vendin tonë”, shprehet Tsipras.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet e vjeshtës dhe faktin se sondazhet e vendosin partinë e tij, SYRIZA, 10 pikë poshtë Demokracisë së Re, Tsipras është optimist.

“Nuk mendoj t’i humb zgjedhjet. Po mendoj si t’i fitoj. Ka një thënie: Nëse një ushtar shkon në betejë me mendimin se do të humbasë, më mirë të mos shkojë fare”, shprehet ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy