Paskuqani 1 vit pa ujë, banorët ngrenë alarmin

Paskuqani 1 vit pa ujë, banorët ngrenë alarmin

Në redaksinë e emisionit “Xhadat” janë ankuar banorët e rrugës “Konferenca e Mukjes”, të Njësisë Administrative Paskuqan, për shkak të problemeve që kanë me ujin. Uji në këtë zonë, përveçse është i ndotur dhe me orar ka disa kohë që është ndërprerë fare.

“Uji nuk pihet, sepse ka erë shumë të keqe. Ujë vetëm me orar, biles ka shumë familje që s’u vjen më fare. Unë jam afër impjantit të ujit edhe nuk kam ujë. Eshtë i turbullt, i zi. S'ka më ujë fare, kemi 15 ditë kështu. Një natë e lëshojnë, tre netë jo. Kur vjen rri vetëm 2 orë, por edhe ai që vjen nuk konsumohet, ka aromë, i turbullt. E blejmë për të pirë”- shtuan banorët.

“Xhadat” u interesua pranë Njësisë Administrative Paskuqan, nga ku përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizime Kamëz, Etlind Stafasani informoi:

“Ka 1 vit e gjysëm që Njësia Babrru ka kaluar në varësi të Bashkisë Kamëz. Furnizohet nga tubacioni 700, që është Bovilla e vjetër dhe nga Tirana kur ka probleme. Ka mungesa, por jo se janë pa ujë. Kur turbullohet ne bëjmë analizat dhe në moment që certifikohet si i përdorshëm e fusim në funksion. Ka qenë i turbullt prandaj e kemi bllokuar. Momentalisht po marrim nga Tirana dhe kemi orarin e furnizimit në orën 19:00 me 21:00 dhe pastaj marrim nga impjanti nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit. Kjo është zgjidhja gjatë kohës që nuk është në funksion Bovilla. Është shtrirë një projekt që parashikon zëvendësimin e tubit 700 dhe është ndërtuar 1 depo 2000 metër kub. Kjo na lehtëson sepse depo do të furnizohet edhe nga impjanti i Tiranës, edhe nga tubacioni që po bëhet”.

Ndërsa inxhinieri i Ujësjellës Kanalizime Kamëz, Edison Kolgjini shtoi:

“Gati 1 javë që nuk kanë ujë. Bëjmë edhe analiza për të parë cilësinë e ujit, por akoma s’kemi marrë një përgjigje për rezultatet. Mekanizmi i vendosur atje automatikisht e bllokon ujin në momentin që ka turbullira. Kjo zonë ka pasur probleme me kohë dhe pasi kaloi në administrimin tonë e vetmja mënyrë për ta furnizuar me ujë është burimi i Bovillës vjetër. Përveçse ka pasur thatësira, edhe tubi që furnizon zonën është i pamjaftueshëm, sepse ka pasur edhe thatësira, por edhe tubi është i amortizuar, pasi është i vjetër. Për këtë arsye po zbatohet një projekt. Kontrata është lidhur në prill dhe si afat për t'u përfunduar është 2 vjet, i cili do i japë perfundimisht zgjidhje këtij problemi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy