Johnson telefonon Zelensky-n: Mund ta rimerrni territorin e pushtuar nga Rusia

Johnson telefonon Zelensky-n: Mund ta rimerrni territorin e pushtuar nga Rusia

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i tha gjatë një telefonate presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Kryeministri tha se bota mbështet Ukrainën dhe ai besonte se ushtria e Presidentit Zelensky mund të rimarrë territorin e kapur së fundmi nga forcat e Putinit”, thuhet në deklaratë.

Johnson vuri në dijeni Zelenksy-mbi pajisjet më të fundit ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që po dërgohen në Ukrainë, "duke përfshirë 10 sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe municione loitering, të cilat do të mbërrinin në ditët dhe javët e ardhshme", tha zëdhënësi. 

Municionet loitering janë raketa autonome që mund të qëndrojnë për një kohë në ajër, të identifikojnë objektiva dhe t’i sulmojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy