Meta, letër krerëve të grupeve parlamentare: Dorëzoni emrat për komisionet e vetingut

Meta, letër krerëve të grupeve parlamentare: Dorëzoni emrat për komisionet e vetingut

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të vetingut. Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

Dy projektvendimet që do të hidhen për miratim sot në Parlament janë ai “”Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe projektvendimi “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Të dyja vendimet kërkojnë shumicë të thjeshtë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy