Mosmarrëveshjet për emigrantët/ Italia thërret ambasadorin francez në Romë

Mosmarrëveshjet për emigrantët/ Italia thërret ambasadorin francez në Romë

Italia ka thirrur ambasadorin francez për sqarime në Ministrinë e Jashtme në Romë. Kjo lëvizje vjen pas mosmarrëveshjeve diplomatike që pasuan vendimin e qeverisë italiane për të mos pritur një anije me mbi 600 emigrantë, të shpëtuar në Mesdhe.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën kritikoi "cinizmin dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë italiane", duke lënë të kuptohet se kjo mund të vërë në diskutim mbajtjen e një takimi midis Macron dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i parashikuar për të premten.

Ministri i ri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili është gjithashtu kreu i partisë së djathtë ekstreme, njëra prej aleateve në qeverisje, është zotuar se do të ndjekë një vijë të ashpër ndaj emigrantëve.

Vendimi i tij për mbylljen e porteve të vendit erdhi vetëm një ditë pasi 7 milionë italianë votuan në zgjedhjet lokale, duke ia shtuar mbështetjen partisë së Salvinit, Lega.

Autoritetet spanjolle njoftuan të hënën se do të lejonin që anija të vendosej në portin e Valencias për të shmangur një katastrofë njerëzore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy