
Një metër katror i një apartamenti në Vlorë, së fundmi ka kapur vlerën e 700 euro, nga 350-400 euro që është shitur më parë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani thotë se për rritjen e çmimit të shitjes kanë ndikuar kërkesat e larta, kryesisht të emigrantëve por edhe shtetasve të huaj që duan të jetojnë në Vlorë.



