Korsikë, katër persona të vdekur dhe një i zhdukur

Korsikë, katër persona të vdekur dhe një i zhdukur

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur në Soccia të Korsikës, nga një përmbytje e papritur e kanionit Zoicu.

Mes personave të vdekur është drejtuesja e guidës, një vajzë 7-vjeçare dhe babai i saj.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori lokal, Eric Bouillard, i cili ka shpjeguar se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 12 vetësh të cilët po zhvillonin një ekskursion në kanionin Zoicu.

Kanioni u godit papritur nga dallgë që ishin rreth 3 metra të larta, të cilat i zhvendosën personat dhjetra metra më tutje.

Dallga e papritur dyshohet të jetë shkaktuar nga një stuhi në mal, që shkaktoi reshje të forta shiu gjatë ditëve të kaluara.

Dy persona, një burrë dhe djali i tij 16-vjeçar, për fat të mirë arritën të shpëtonin duke u kapur pas një litari, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy