Inceneratori i Sharrës, Kodra: Nuk mbaj mend kur i kam takuar për herë të fundit Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan (VIDEO)

Inceneratori i Sharrës, Kodra: Nuk mbaj mend kur i kam takuar për herë të fundit Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan (VIDEO)

Administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, Arjola Kodra, dëshmoi sot para Komisionit Hetimor. Kompania e saj menaxhon inceneratorin e Sharrës. Në lidhje tre personat e shpallur në kërkim,

Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Kodra tha se ka mbajtur komunikime jo të drejtpërdrejta por nëpërmjet stafit. Ndërsa në lidhje me kontaktin e fundit me ta, Kodra tha se nuk e mban mend kohën.

Pëllumbi: Pjesa që ka të bëjë me privat me privat, nuk ka të bëjë me hetimin.

Shalsi: Doja që t’i drejtoheshim në mënyrë etike. Mu duk se hera herësh u hakërryet.

Këlliçi: Koncensionari ka kërkuar financim përmes dy kontratave. Kjo është e dokumentuar dhe në raportin e KLSH. Nuk është aq detaj teknik sa e përmendët.

Pëllumbi: Ne jemi komision hetimor. Se si ndërron plani i biznesit të një kompanie është çështje e tij.

Tabaku: Kompania deklaron se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe do të kryejë investimin me kapitalin e saj. A është i punësuar shtetasi Alqi Edmod Bllako? Çfarë pagesash ka marrë?
Administratorja: Ka qenë punonjës i Kompanisë Integrated Energy BV, por nuk është më. Ka qenë i punësuar para periudhës së administrimit tim.
Tabaku: Kur keni nisur?
Administratorja: Në 15/3/2019. Më parë ka qenë i punësuar zotëria.
Tabaku: Sa ka qenë paga e tij?

Pëllumbi: Se çfarë pozicioni ka pasur ai, është tagër i këtij komisioni dhe se sa i paguan ai.

Tabaku: A njiheni ju me shtetasit Edi Rama? Damian Gjiknuri? Engjëll Agaçi?
Administratorja: Këta zotërinj që përmendët i njoh si politikanë të Republikës së Shqipërisë.

Tabaku: Kur është nënshkruar kontrata?
Administratorja: Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave.
Tabaku: Sa ka qenë afati i përfundimi i punimeve?
Administratorja: Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.

Çupi: Nga 2017 deri në 2020 nuk keni pasur asnjë marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike?

Administratorja: Marrëdhënien kontraktuale, që është parashikuar në kontratën e koncensionit. Ne kemi nisur punimet të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017.

Çupi: Nga kush është nënshkruar deklarata?
Administratorja: Është nxjerrë nga Bashkia e Tiranës.

Çupi: Sa është fondi që keni marrë nga 2017-ta deri në 2020 dhe më pas këtij viti?
Administratorja: Shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit.
Çupi: Çfarë marrëdhënie ka shoqëria juaj me pasurinë ku është zbatuar kontrata, me truallin?

Administratorja: Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike.

Tabaku: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me tre personat që përmendëm Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Ariola Kodra: Komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta sepse mbaheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që unë administroj.

Tabaku: Kur ka qenë?

Ariola Kodra: Unë nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi kam një staf që më suporton për këtë pjesë.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi i fundit që ju ose stafi juaj ju kanë sjellë mbi tre personat që unë përmenda, që janë të tre nënkontraktorë të shoqërisë që ju administroni?

Ariola Kodra: Sa për pjesën e komunikimit tim ju përgjigja. Për stafin më lejoni të marr informacion dhe t’ju përgjigjem zyrtarisht.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj me këta shtetas?

Ariola Kodra: Sapo ju përgjigja pyetjes tuaj. Kam komunikime me ta, por jo personalisht përmes stafit që unë drejtoj.

Tabaku: Unë nuk e mora përgjigjen. Ju sa më pranuat që i njihni këta persona dhe jeni në marrëdhënie me ta.

Ariola Kodra: Po kam nënshkruar kontratat e nënkontraktimit.

Tabaku: Kur ka qenë kontakti i fundit me ta, mund të ketë qenë para 5 vitesh kur ju kanë marrë në punë, thjesht po pyes kur i keni takuar për herë të fundit?

Ariola Kodra: Është një pyetje që nuk e kam memorizuar. Afatet e takimit nuk i kam të memorizuar.

Tabaku: Unë dua t’ju kujtoj zonja Ariola Kodra se dëshmia e rreme ka penalitete për ju.

Ariola Kodra: Jam në dijeni të faktit dhe jam e gatshme t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy