Gjermani, gjenden prova të reja të masakrave naziste

Gjermani, gjenden prova të reja të masakrave naziste

Historianët në Gjermani zbuluan të premten rreth 400 artefakte nga tre vendgërmime, ku preheshin eshtrat e 208 polakëve dhe rusëve, të ekzekutuar nga regjimi nazist pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Këpucët, rrobat dhe librat fetarë janë disa prej objekteve të gjetura në pyllin Arnnsberg, në Sauerland, një zonë malore në Gjermaninë Perëndimore.

Të mbledhur në një kamp të punës së detyruar, ata u dërguan në vendin e ekzekutimit diku rreth datave 20-23 mars të vitit 1945, vetëm gjashtë javë para armëpushimit  që do t'i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Nazistët vranë 208 punëtorë polakë dhe rusë, të cilët vuanin dënimin për punë të detyruar, përpara se t’u rrëmbenin atyre  sendet më të çmuara.

Shumica e artefakteve  u nxorën nga varreza masive në Langenbachtal pranë qytetit të Warstein, ku u vranë 71 vetë: 60 gra, 10 burra dhe një fëmijë. Dy vendet e tjera pranë Eversberg dhe Suttrop nxorën në dritë më pak elemente.

Trupat ishin zhvarrosur pak pas përfundimit të luftës, pasi  trupat amerikanë urdhëruan ish-pjesëtarët e partisë naziste që të zhvarrosnin  kufomat dhe t’i transportojnë në një varrezë aty pranë, një proces që ata filmuan dhe fotografuan.

Varreza e tretë ndodhet afër qytetit Meschede. Aty preheshin 80 punëtorëve të tjerë, disa prej tyre nga Bashkimi Sovjetik, siç zbulohet nga monedhat e gjetura. Varri u zbulua në fund të vitit 1946, pasi autoritetet ushtarake angleze e morën informacionin nga një burim anonim. Deri më tani, vetëm 14 nga 208 viktima janë identifikuar.

Marcus Weidner, një arkeolog që ka marrë  pjesë në zbulimet, tha se artefaktet "duhet të përdoren për memorial, projekte kulturore", përfshirë  varrezën  në Fulmecke, ku prehen shumica e viktimave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy