Një deputet në Australi i propozoi të dashurit të tij gjatë fjalimit në Parlament për legalizimin e martesave gei. Tim Wilson, deputet i liberalëve, ndaloi gjatë fjalimit dhe u kthye nga partneri i tij: "Ka mbetur vetëm një gjë pa bërë. Ryan Patrick Bolger, do të martohesh me mua?". Bolger tha "po" dhe e gjithë salla duartrokiti. Fjalimi erdhi në kuadër të diskutimeve që po bëhen në Australi për të legalizuar martesat gei. Rreth 62% e australianëve i mbështesin këto martesa, ndërsa 38 % janë kundër. Legalizimi i martesave gei kaloi javën e kaluar në Senat, çka i lë Dhomës së Përfaqësuesve hapësirë ta bëjë të ligjshëm këtë vendim. Malcolm Turnbull, kryeministri australian, tha në Parlament se është lideri i parë i një vendi që mbështet fuqishëm legalizimin e martesave të së njëjtës gjini.



