Tjetërsim toke te Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës Lezhë

Tjetërsim toke te Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës Lezhë

11 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë janë pezulluar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës, më kërkesë të prokurorisë e cila ka nisur hetimet ndaj këtyre personave.

Sipas organit të akuzës punonjësit e Kadastrës, Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga po hetohen për veprën penale “Mosekzekutimi të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga neni 320|1 i kodit penal.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë lokal në Lezhë.

Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për të regjistrimit të kësaj prone, por Kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës se Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjell dhe pezullimin e 11 punonjësve të këtij institucioni.

Nga ana tjetër punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, pasi sipas tyre gjykata ka dhënë një tjetër vendim në lidhje më këto prona dhe jo atë çfarë pretendon prokurori Erjon Shehaj.

Referuar vendimit të Gjykatës, sipas punonjësve të vënë nën akuzë nuk është detyre e tyre ligjore për të vepruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy