Fëmijët të cilët lindin nga nëna që kanë konsumuar duhan dhe alkool pas tremujorit të parë të shtatzënisë kanë një rrezik të lartë për t’u goditur nga Sids (Vdekja e papritur që prek të porsalindurit nga 0-12 muaj).
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Avera Health Center”, studim i cili është publikuar në revistën EclinicalMedicine. Mes 12 mijë shtatzënive të marrë si raste studimi janë verifikuar 28 raste të foshnjeve që kanë humbur jetën në moshën 0-12 muaj (Sids) dhe duke analizuar historinë e shtatzënisë së nënave risku më i lartë ekziston tek ato nëna që konsumojnë duhan dhe alkool edhe pas 3 mujorit të parë të shtatzënisë. Studimi arrin në përfundimin se rrezikshmëria që foshnjet të preken nga Sids tek nënat duhanpirëse ekziston me 12 përqind./Ansa.it/



