Furgoni me 570 kg kanabis në Qafë-Thanë, 7 të arrestuar

Furgoni me 570 kg kanabis në Qafë-Thanë, 7 të arrestuar

Një sasi prej 570 kilogramë kanabis është sekuestruar ditën e djeshme në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Lënda u gjet e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë, i cili do të udhëtonte drejt Maqedonisë, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Policia ka arrestuar 7 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e skemës sipas të cilës do të bëhej trafikimi i lëndës narkotike dhe për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë.

Mjeti me targë AA 356 NA rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore që nisën pas informacioneve se me këtë furgon trafikohej sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje.

Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy